Derbi ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit u shty të shtunën për shkak të stuhisë Darragh , e cila solli erëra të rrezikshme dhe shi të dendur në bregun perëndimor.
Derbi Merseyside ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit u shty të shtunën për shkak të stuhisë Darragh, që solli erëra të forta dhe shi të dendur në bregun perëndimor.
Ndeshja e Premier Ligës, e cila do të niste në orën 12:30 (me orën e Mbretërisë së Bashkuar), u anulua pasi Evertoni njoftoi në mëngjes se nuk do të zhvillohej.
Zyra e Metereologjisë njoftoi se disa zona të Uellsit kishin përjetuar erëra mbi 90 mph.
“Stuhia Darragh vazhdon të sjellë erëra të forta dhe shira të dendur këtë pasdite“.
Ndërkohë, katër ndeshje të tjera të Premier League të shtunën mbetën të paprekura. Manchester United do të presë Nottingham Forest në orën 17:30 në Old Trafford, rreth 48 kilometra nga Liverpool.
“Klubi do të vazhdojë të konsultohet me autoritetet dhe do të informojë tifozët nëse ka ndryshime“, tha United.