Pas dënimit të shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, ka reaguar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Konjufca ka reaguar përmes rrjetit social, Facebook. Ai e ka quajtur proces të shpikur rastin ndaj Nezir Mehmetaj dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ta rrisë presionin ndaj Serbisë.
”E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”,u shpreh Konjufca.
Ai tha se mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re, veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre në anën tjetër