Errët
Ndritshëm

Mascherano emërohet trajner i Inter Miamit, ribashkohet me Messin dhe ish-shokët e tij

04.12.2024
Ypjkw0brcvrt0okmntcc

Javier Mascherano ka marrë zyrtarisht detyrën si trajneri i ri i Inter Miamit, duke zëvendësuar Gerardo “Tata” Martino. Gjatë një konference për shtyp, ish-bashkëlojtari i Lionel Messit shprehu besimin e tij në drejtimin e këtij klubi ambicioz. Me një marrëveshje trevjeçare dhe lidhje të ngushta me lojtarët yje të Inter Miami, Mascherano nis mandatin e tij me pritshmëri të larta dhe një angazhim të thellë për sukses.

Në prezantimin e tij në Miami, 40-vjeçari tha:

Përvoja në futboll nuk do të thotë gjithmonë shumë. Edhe pse jam trajner për 3 vjet, 20 vitet e mia të lojës dhe gjithçka që kam përjetuar, e mbështesin atë.”

Inter Miami do të jetë klubi i parë që Mascherano do të drejtojë pas periudhës së tij si trajner i kombëtares U-20 të Argjentinës.

Në lidhje me Kupën e Botës për Klube, Mascherano theksoi se Inter Miami do të përballet me skuadra që janë “shumë më të fuqishme dhe kanë shumë më shumë histori“, por gjithashtu shtoi se ky kompeticion do të ofrojë mundësi të mëdha për zhvillimin dhe rritjen e klubit.

Në ekipin e tij të ri, Mascherano do të drejtojë disa miq të vjetër nga koha e tij te Barcelona: Lionel Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Nuk është vetëm marrëdhënia ime me Leon, kam edhe tre lojtarë të tjerë në ekip me të cilët kam luajtur shumë. Kam një lidhje shumë të ngushtë me ta dhe nuk do ta mohoj këtë“, u shpreh Mascherano.

Gjatë kohës së tij te Barcelona, Mascherano fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe pesë tituj të ligës.

Errët
Ndritshëm