Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka njoftuar se sot është arrestuar një person në Prizren.
Ai ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar pasi në xhep të xhaketës i është gjetur një granatë dore.
“Me datën 04.12.2024 rreth orës 15:35 kemi marre informatën nga qendra komunikues se një dyshuari (mashkull /Shqiptar 22 vjeçar) ndodhet ne një restaurant në qendër në Prizren dhe ne gjepin e xhaketës mbanë një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granat dore. Patrulla policore menjëherë ju ka përgjigj rastit dhe ka arrit te arrestoj të dyshuarin dhe mjetin e dyshuar ta siguroj, në vendin e ngjarjes kanë dale të gjitha njësitet përkatëse policore të cilët i kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin janë informuar hetuesit Rajonal si dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit iniciohet rasti, gjithashtu është informuar edhe FSK-së”, ka thënë Gashi