Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Ferizaj. Një i ri është gjetur i vdekur në banesën e tij, në rrugën “Enver Topalli”. Policia ka nisur hetimet dhe janë zbuluar disa detaje lidhur me këtë rast të rëndë.
Siç merr vesh Shënjestër, rasti ka ndodhur rreth orës 15:45 dhe bëhet fjalë për një 26-vjeçar, i cili është gjetur nga motra e tij i shtrirë në dhomë dhe pa ndjenja.
“Patrulla e policisë dhe një ekipë mjekësore nga Qendra Emergjente e Ferizajt kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga mjekët është konstatuar në vendin e ngjarjes se personi është pa shenja jete dhe dyshohet për përdorim të tepërt të barnave. Pos sa rasti është raportuar nga familja, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, përfshirë ekipin mjekësor të Emergjencës,” thuhet në raportin e Policisë.
Nga mjekët është konstatuar në vendin e ngjarjes se personi është pa shenja jete dhe dyshohet për përdorim të tepërt të barnave.
Rastin për Shënjestër e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, i cili ka thënë se dyshimet e para janë se vdekja është shkaktuar për shkak të përdorimit të tepruar të medikamenteve.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.