Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka sqaruar se pritet të lidhet kontrata për blerjen e makinerive për fabrikën e municioneve që pritet të hapet.
Përveç municioneve, në këtë fabrikë do të prodhohen edhe fluturake pa pilot.
Kjo kontratë, gjithnjë sipas Maqedoncit, mund të lidhet me Republikën e Turqisë në fund të vitit 2024.
“Jemi në negocim dhe vlerësim rreth çështjes së hapjes së fabrikës për prodhimin e municionit dhe një laboratori për fluturake pa pilot. Pothuajse dy vjet me radhë jemi në diskutime me shumë prodhues vendorë për mundësinë e hapjes. Për municione të kalibrave të vegjël të FSK-së, Policisë. Kjo sipas standardeve të NATO-s. Jemi në diskutime me prodhues nga Republika e Turqisë që fabrika drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë. Kemi diskutime edhe me prodhues nga vende të tjera dhe besoj se jemi të mirëseardhur”, ka thënë Maqedonci.
Ai ka shtuar se në fillim do të prodhohet municion për nevoja vetjake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.