Errët
Ndritshëm

Këto janë armët, municioni e uniformat ushtarake që i gjeti PK-ja gjatë bastisjes në veri të Kosovës

03.12.2024
Vazhdojnë Angazhimet Policore Në Ruajtje Të Rendit Kushtetues Prishtinë

Policia e Kosovës sot ka kryer bastisje në veri të Kosovës.

Kontrolla të vazhdueshme po bëhen në mënyrë që rritet siguria e banorëve të zonës e të parandalohen rastet e mundshme të sulmeve terroriste sikurse ai i kanalit të Ibër-Lepencit.

Si rezultat i hulumtimeve, të marten njësitet përkatëse policore kanë bastisur një lokacion në komunën e Zubin Potokut në të cilin dyshohej se ka armë, municion e pajisje të tjera ushtarake.

Raporti i policisë:
“Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat janë sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale, e që janë si në vijim:
 Një armë AK-47 e demontuar.

–  Shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët.

– Pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike.

– Municion të kalibrave të ndryshëm. Një helmetë ushtarake.

– Dhjetë rripa për uniforma ushtarake.

– Një kapelë ushtarake.

– Dy çantë ushtarake.

– Një shall kamuflazhi për snajper.

– Një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë.

– Disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez.

– Disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj.”.

Image

Image

Image

Image

Image

Errët
Ndritshëm