Errët
Ndritshëm

Humb jetën ish-kandidati i PD-së për deputet, u rrëzua nga 10 metra lartësi

03.12.2024

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Shqipërisë, Arben Tafaj, ka humbur jetën tragjikisht mbrëmë pasi është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.

Sipas policisë, ai u rrëzua duke qenë i dehur.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, sipas njoftimit të policisë, transmeton Shënjestër.

Nga plagët e marra, Tafaj nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital, njofton Top Channel.

Në periudhën 2003-2015 ai ka mbajtur postin e kryetarit të minibashkisë nr.8 në Tiranë, i zgjedhur nga votuesit e kryeqytetit në tre procese zgjedhore, ndërkohë që më pas ka mbajtur edhe postin e nënkryetarit të PAA-së si dhe kryetar i shoqatës “Tirana”.

Arben Tafaj është autor i një numri të konsiderueshëm artikujsh në shtypin e shkruar si dhe bashkëautor në vëllimet e Serisë Biografike të figurave të njohura të Tiranës me titull “Tirana personalitete”.

Errët
Ndritshëm