Një kamionetë, një rimorkio dhe tri vetura janë djegur të hënën në lagjën Mati 1 në Prishtinë.
Rrethanat mbesin akoma të paqarta, thonë nga Policia e Kosovës, raporton Shënjestër.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për persona të lënduar ”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.