Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tetë persona janë arrestuar, një ditë pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Sveçla ka thënë se këto sulme dirigjohen nga Serbia dhe për këtë mban përgjegjës Beogradin zyrtar.
“Sulme të vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste, siç janë sulmet e fundit me grantë ndaj stacionit policor të komunës se Zveçanit, e tani edhe sulmi i fundit terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike ku u dëmtua rëndë kanali i ujit Ibër-Lepenc, janë sulme të cilat dirigjohen nga Serbia, e ne për këtë mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar”, ka thënë Sveçla para mediave.
Tutje i pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka thënë se ky sulm cilësohet si sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës.
“Pas këtij sulmi me eksplozviv, i cili cilësohet si sulmi më i rëndë ndaj infrastrkturës kritike që nga përfundim i luftës, sulm i cili akakoi sistemin Iber-Lepenc, përmes të cili bëhet ftohja e termoeletrodave në Obliq dhe furnizimi me ujë të qytetarëve të Mitrociës së Veriut, asaj të Jugut, Zveçani, Skenderajt, Drenasit, Fushë Kosovës dhe një pjesë të Prishtinës, të gjitha insitutucionet relevante të Kosovës kanë bashkërenduar aktivitetet e tyre në teren”, ka thënë Sveçla.
E drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se tri sulmet e fundit në veri janë kualifikuar si “sulme terroriste” që kanë pasur synim ta cenojnë sigurinë e Kosovës. Ai ka thënë se të arrestuarit mund të kenë lidhje me kryeterroristin Milan Radoiçiq, porse ka shtuar se mbetet punë e hetuesisë për të konfirmuar rolin e secilit të arrestuar.
Drejtori i Policisë tregoi se gjatë bastisjeve të sotme kanë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, para dhe pajisje të tjera.