Errët
Ndritshëm

Bagerët po punojnë për sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi në Ibër Lepenc

30.11.2024

Makineri të ndryshme, të rënda po mbërrijnë vazhdimisht te zona ku ndodhi shpërthimi në Ibër Lepenc.

Situata tani është nën kontroll dhe po punohet për të sanuar dëmin e shkaktuar në nyjen e rëndësishme të kanalit tashmë të dëmtuar.

Sanimi i dëmeve është vital për punën e termocentraleve të Kosova A dhe Kosova B.

KEK ka dalë me sqarim pas shpërthimit që ndodhi në Ibër Lepenc.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është në komunikim me akterët relevantë, teksa ka shtuar se shpreson në sanimin e shpejtë të situatës. KEK ka thënë se për momentin s’ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Ibër Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë IberLepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira,” u tha në njoftimin e KEK.

Në anën tjetër, KOSTT ka thënë se nuk do të ketë reduktime të rrymës dhe gjendja do të jetë stabile.

Errët
Ndritshëm