Errët
Ndritshëm

Arrestohen disa të dyshuar në fshatrat e Zubin Potokut

30.11.2024

Disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka konfirmuar se lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër – Lepencit, ka të arrestuar.

Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa prova materiale.

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës atje u shpreh se për shpërthimin përgjegjës është një grup i strukturuar dhe i dirigjuar nga Serbia.

“Të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti aty falënderoi të gjitha institucionet për punën e palodhshme për të sanuar gjendjen.

Errët
Ndritshëm