Errët
Ndritshëm

Shpërthim në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit Ibër-Lepenc

29.11.2024
468717490 996647892477963 4964418554633793852 N

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të premten në mbrëmje në fshatin Varagë, afër Zubin Potokut, duke shkaktuar dëme në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Policia ka njoftuar se ka filluar hetimet për këtë ngjarje, e cila ka shkaktuar që uji të rrjedhë në mënyrë të pakontrolluar nga kanali.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin:

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin.”

Ky shpërthim vjen pas një serie incidentesh të tjera që kanë ndodhur në veri të Kosovës gjatë dy ditëve të fundit, përfshirë sulme me bomba në Zveçan, në stacionin policor dhe oborrin e komunës.

Errët
Ndritshëm