Errët
Ndritshëm

Një grua humb jetën pas aksidentit tragjik në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit

29.11.2024
Thumb

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e së premtes pasi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka rënë në humnerë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, në një zonë të njohur si “Kulla me qeshmë”. Aksidenti ka ndodhur gjatë udhëtimit të saj, ndërsa policia dhe ekipet e shpëtimit janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Policia ka dhënë një informacion lidhur me ngjarjen, duke njoftuar se shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta.

Ekipe të policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra. Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Policia.

Në vendin e aksidentit është dërguar edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po heton rrethanat e ngjarjes.

Errët
Ndritshëm