Errët
Ndritshëm

Shpërthim te kolegji Heimerer, një i lënduar

26.11.2024
Shpërthim Te Kolegji Heimerer, Një I Lënduar Shenjester.net

Një shpërthim ka ndodhur të martën në Kolegjin privat Heimerer në Prishtinë.

Si pasojë, i lënduar ka mbetur një punëtor i kompanisë që fakulteti e kishte kontraktuar për servisimin e sistemit të ngrohjes, që ndodhet në oborr. Shkaktari i shpërthimit nuk dihet ende.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informacionin për një shpërthim në një objekt në rrugën ‘Kadri Zeka’ në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Policia e Kosovës.

I lënduari është në gjendje stabile, thanë nga Klinika Emergjente në Prishtinë.

Shënjestër ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Kolegji Heimerer, por askush nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Errët
Ndritshëm