Errët
Ndritshëm

MPJ-ja kërkon nga Serbia ta konfirmojë arrestimin e dy qytetarëve nga Podujeva

26.11.2024
Ministria Web

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dërguar kërkesë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, për të konfirmuar arrestimin e dy qytetarëve të Podujevës nga Serbia, për të cilin rast ka folur për Shënjestër, vëllai i njërit prej të arrestuarve.

Nga MPJD-ja është bërë e ditur se kanë kërkuar edhe detaje të tjera për konfirmim të rastit, përfshirë identitetin e personave të arresuar dhe lokacionin se ku janë duke u mbajtur ata.

Madje, tutje është thënë se për këtë rast janë njoftuar edhe vendet e QUINT-it.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, një kërkesë formale për ta konfirmuar rastin, si dhe për të ofruar detajet tjera relevante, përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe lokacionin ku ata janë duke u mbajtur. Lidhur me këtë, janë njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Beograd”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Errët
Ndritshëm