Errët
Ndritshëm

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen më 17 dhjetor

26.11.2024
Miroslav Lajcak Besnik Bislimi Petar Petkoviq

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen më 17 dhjetor në Bruksel në kuadër të dialogut mes të dyja vendeve.

Kjo u konfirmua nga Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendeskryeministrit, Besnik Bislimi.

Një ditë më parë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte njoftuar se takimi i ardhshëm në nivel kryenegociatorësh do të mbahet në muajin dhjetor.

Lajçak njoftoi përmes llogarisë së tij në Facebook se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.

Errët
Ndritshëm