Errët
Ndritshëm

VIDEO: Dhuna ka shpërthyer në Kuvendin e Serbisë, rrahen pozita dhe opozita

25.11.2024

Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë ka ndodhur përleshje fizike mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Në incident, përveç deputetëve, kanë marrë pjesë edhe ministrat e qeverisë, të cilët janë ndarë nga sigurimi parlamentar.

Kryekuvendarja serbe, Ana Bërnabiq, ka ndërprerë seancën, por incidentet në sallë kanë vazhduar edhe pasi ajo ka urdhëruar pushim.

Deputetët opozitarë kishin kërkuar që Kuvendi, në të cilin po diskutohej për buxhetin, të votojë për mosbesimin e Qeverisë pas aksidentit në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 persona. Ana Bërnabiq e refuzoi propozimin, raporton Radio Evropa e Lirë, transmeton Shënjestër.

Deputetët e opozitës serbe paraprakisht kishin paralajmëruar se do të bllokojnë punën e Kuvendit për shkak se kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, refuzoi kërkesën e tyre për caktimin e seancës për diskutimin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviq, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për aksidentin, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Errët
Ndritshëm