Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se më 4 dhjetor do të protestojnë kundër qasjes së Ministrisë së Arsimit ndaj kërkesave të tyre,në veçanti për bllokimin e negocimit për kontratën e re kolektive të arsimit.
Në këtë protestë mund të marrin pjesë rreth 2000 protestues dhe ajo do të nisë para Ministrisë së Arsimit e pastaj do të marshohet drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.
” Në orët e mbrëmjes së të dielës është mbajtur takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të gjithë kanë ripërsëritur vendimin e Këshillit Drejtues për të filluar me veprime sindikale. U vendos që veprimi i parë sindikal të jetë protesta më 4 dhjetor me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe kryesive nga të gjitha shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri në universitete, të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të kryetarëve e kryesive të nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të kryesisë qendrore duke qenë rreth 2000 protestues. Kjo protestë do të nisë para”, thuhet në komunikatë.
SBASHK-u ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk merren fare parasysh atëherë do të vazhdojnë me grevë.