Topi i Artë zuri një vend të rëndësishëm në fjalimin e presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, drejtuar anëtarëve të Asamblesë së klubit. Ai kritikoi ashpër përfshirjen e UEFA-s në organizimin e këtij çmimi dhe kriteret e reja të votimit.
Pérez e filloi komentin e tij duke e lavdëruar Rodrigo-n si një futbollist të shkëlqyer, por theksoi se nuk ishte ai që meritonte çmimin këtë vit. “Rodrigo është i jashtëzakonshëm, por ky Top i Artë nuk është për të. Kriteret e votimit janë problematike, dhe përfshirja e UEFA-s ka ndikuar shumë“, tha ai, duke përmendur se vitin e kaluar, City fitoi tre herë, por asnjë lojtar i tij nuk arriti në podium.
Ai gjithashtu theksoi se, sipas tij, çmimi duhej të shkonte për një lojtar të Real Madridit, duke përmendur emra si Vinicius, Carvajal, apo Bellingham. Presidenti i Real Madridit kritikoi ashpër ndryshimet në sistemin e votimit dhe theksoi se gazetarët nga disa shtete me popullsi të vogël, si Namibija, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, kishin pasur ndikim të madh në rezultatet, ndërkohë që vendet me numër më të madh gazetarësh, si India, nuk kishin mundësi të votojnë.
“Dhe është për t’u habitur që, meqenëse futbolli është kaq global, gazetarët nga vendet me po aq popullsi sa India nuk votojnë… dhe nga të tjerat me më pak se një milion, votojnë. Dhe për më tepër, askush nuk i njeh! Nëse gazetarët nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda nuk do të votonin, Viniciusi do ta fitonte Topin e Artë. Këto shtete nuk dhanë asnjë votë për Viniciusin. As edhe një!
Finlandezi, të paktën, ka dhënë dorëheqjen dhe ai tha se nuk do të jetë më pjesë e jurisë. E vlerësoj.”
Pérez përfundoi duke kërkuar që Topi i Artë të mbetet një çmim i pavarur dhe të jepet nga një juri me persona të njohur në botën e futbollit.