Dronë të paidentifikuar janë parë mbi tre baza ajrore në Britani, ka konfirmuar Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF).
Incidentet, të cilat ndodhën mes të mërkurës dhe të premtes, janë “sisteme të vogla ajrore pa pilot” janë pikasur mbi RAF Lakenheath dhe RAF Mildenhall, në Suffolk, dhe RAF Feltwell në qarkun fqinj të Norfolk.
USAF, e cila përdor bazat, tha se ishte e paqartë në këtë fazë nëse dronët konsideroheshin armiqësorë.
Një zëdhënës i USAF në Evropë tha: “Ne mund të konfirmojmë se sisteme të vogla ajrore pa pilot [UAS] u vunë re në afërsi dhe mbi RAF Lakenheath, RAF Mildenhall dhe RAF Feltwell.
Sipas tij numri i UAS-ve luhatej dhe ato varionin në madhësi/konfigurim.
“UAS-et u monitoruan në mënyrë aktive dhe drejtuesit e instalimit përcaktuan se asnjë nga inkursionet nuk ndikoi mbi bazë ose infrastrukturën kritike.
“Për të mbrojtur sigurinë operacionale, ne nuk diskutojmë masat tona specifike të mbrojtjes së forcës, por ruajmë të drejtën për të mbrojtur instalimin.Ne vazhdojmë të monitorojmë hapësirën tonë ajrore dhe po punojmë me autoritetet e vendit dhe partnerët e misionit për të garantuar sigurinë e personelit të bazës, objekteve dhe aseteve.
RAF Mildenhall është kryesisht shtëpia e krahut të 100-të të karburantit ajror të USAF; RAF Lakenheath është vendi ku qëndrojnë avionët luftarakë F-35A dhe F-15E të USAF, ndërsa RAF Feltwell merret kryesisht me logjistikën dhe ofron strehim për personelin ushtarak.
Një zëdhënës i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, e cila zotëron bazat, tha: “Ne i marrim kërcënimet seriozisht dhe mbajmë masa të forta në vendet e mbrojtjes.
Kjo përfshin aftësitë e sigurisë kundër dronëve.