Kosova mbrëmë u ”godit” nga erëra të fora të shoqëruara me shi e borë.
Si pasojë, disa rajone mbetën pa rrymë.
Kështu thuhet në njoftimin e KEDS.
”Për shkak të kushteve atmosferike-erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë, që përfshinë vendin tonë gjatë natës së kaluar, disa Dalje janë jashtë funksionit”.
Rajonet më të prekura janë Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja.
KEDS në një njoftim publik ka bërë të ditur se në shumicën e këtyre rajoneve është duke u punuar nga ekipet në terren që të rikthehet gjendja me furnizim të rregullt me energji elektrike.
”Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar.” thuhet në njoftimin e KEDS.