Errët
Ndritshëm

Më shumë se gjysma e pronave në Kosovë iu takojnë burrave

20.11.2024

Gratë kanë pak prona në emër të tyre. Nga 625 mijë prona të regjistruara në Kosovë, vetëm 126 mijë janë prona me pronare gra.

Gjendja aktuale e të drejtave pronësore të grave, sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, nuk është e mirë.

“Qëllimi i mbajtjes së kësaj tryeze është të shohim se sa po gjen zbatim ligji dhe se po arrijnë gratë të gëzojnë të drejtat në pronë. Gjendja aktuale sipas statistikave nuk është e mirë. Më pak se 20 për qind të grave kanë të regjistruar pronat në emër të tyre”, tha Qelaj.

Sipas tij problematike është ndarja e pasurisë bazuar në vlerësimin e kontributeve.

Xhevat Azemi ekspert ligjor foli për numrin e grave që kanë pronat në emër të tyre.

“Gjendja nuk është shumë e favorshme. Nga të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Kosovë janë të regjistruar 625 mijë pronarë te regjistruar, prej tyre 126 mijë janë femra”, tha ai.

Errët
Ndritshëm