Kosova ka mundësinë të përballet me disa kundërshtarë të fortë në fazën e play-off-it të Ligës së Kombeve. Gjeorgjia, Sllovenia, Irlanda dhe Islanda janë disa nga kombëtaret që mund të jenë rivalët e Kosovës në ndeshjet që do të zhvillohen në muajin mars.
Shorti për këtë fazë do të hidhet të premten, më 22 nëntor, nga ora 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. Nëse Kosova arrin të fitojë të dy ndeshjet e marsit, ajo do të ngjitet në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
Përkundër humbjes nga Rumania në ndeshjen e parë, Kosova ka treguar një paraqitje të fortë dhe tani ka mundësinë për të arritur edhe më lartë në këtë garë ndërkombëtare. Tashmë, sytë janë të kthyer nga ky short, i cili do të përcaktojë të ardhmen e Kosovës në këtë kompeticion prestigjioz.