Të premten në rrugën Ahmet Krasniqi në lagjen Arbëria një person me nënshtetësi Turke ka njoftuar policinë e Kosovës se i është grabitur çanta me dokumente personale dhe gjësende të vlefshme.
Raporti i policisë:
Viktima mashkull shtetas turk, ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë aty ishte ndalë një veturë nga e cila kishin dalë dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës në të cilën kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente te shtetit Turk dhe rreth 420€ para të gatshme. Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim te panjohur. Rasti është duke u hetuar.