Errët
Ndritshëm

MAShTI pezullon doracakët për edukimin seksual deri në rishikim

15.11.2024
387777566 697620992397270 7039121744842456533 N

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka vendosur të ndalojë përdorimin e doracakëve për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues deri në përfundim të rishikimit të tyre. Vendimi u mor ditën e premte dhe është bërë i njohur përmes një njoftimi zyrtar.

Në deklaratën e ministrisë, theksohet se këto doracakë do të tërhiqen nga përdorimi dhe do të largohen gjithashtu nga faqja zyrtare e Ministrisë. Rishikimi i dokumenteve do të bëhet nga një komision ekspertësh, të cilët do të përfshijnë të gjitha palët relevante dhe kompetente për këtë proces, duke garantuar transparencë dhe saktësi. “MAShTI është institucioni i vetëm kompetent me autoritetin ligjor për këtë çështje. Vendimet e marra nga institucione jokompetente në nivelin lokal nuk kanë efekte juridike,” është shprehur ministria.

Përmes këtij vendimi, MAShTI synon të krijojë një kornizë të qartë dhe të sigurt për edukimin e fëmijëve, duke siguruar që çdo hap i ndërmarrë të ketë mbështetje dhe konsensus të gjerë.

Errët
Ndritshëm