Errët
Ndritshëm

Gjuajtje me armë në Shtërpcë, sekuestrohen arma zyrtare dhe një pushkë gjuetie

14.11.2024

Një person dyshohet se ka gjuajtur disa herë me pushkë gjuetie në prani të policit, në fshatin Firajë, Komuna e Shtërpcës.

Kjo ndodhi të mërkurën pas mesnatës, sipas policisë.

“Fsh. Firajë, Shtërpcë, 13.11.2024 – 00:41. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte shtënë disa herë me pushkë gjuetie, ndërsa me të dyshuarin në shoqërim ishte edhe një zyrtar policor.”

Një armë zyrtare, si dhe një pushkë gjuetie, u sekuestruan, bëri me dije Policia e Kosovës.

“Një pushkë gjuetie dhe një pistoletë zyrtare pa municion janë sekuestruar.”

Me vendim të prokurorit, rasti kalon në procedurë të rregullt.

Errët
Ndritshëm