Errët
Ndritshëm

Shpërthejnë reagimet kundër edukimit seksual në shkolla

12.11.2024

Çështja e kurrikulës së edukimit seksual është në qendër të vëmendjes. Në fakt, janë tri tekste të ndryshme për tri nivele të shkollimit që flasin për edukatën seksuale. Libri i parë është për klasët një deri në pesë, libri i dytë për nivelin nga klasat gjashtë deri në të nëntën dhe libri i tretë për klasët dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë. Në lidhje me përmbajtjen e këtyre teksteve ka pasur shumë kritika nga politikanë, gazetarë e analistë të ndryshëm.

I pari që foli për këtë temë ishte Eman Rrahmani, deputet nga Lista për Familjen.

“Ish dashtë ministrja Nagavci me tregu se çfarë ka ka bërë me kurrikulen për arsim në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues. Në atë kurrikulë mësohen se si mësimdhënësit u tregojnë fëmijëve prej klasës së parë deri në 12-të se si i kryejnë marrëdhëniet e tyre seksuale në shtëpitë e tyre. Çka ju pengon familja? Për mu pak rëndësi ka ku shkon ky buxhet, ka rëndësia mbrojtja e fëmijëve” – ka thënë ai në seancën e Kuvendit ku po debatohet për projekbuxhetin për vitin 2025” – tha dje Eman Rrahmani.

Ndërsa sot ka reaguar  deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Në një shkrim në Facebook, Bajrami e ka quajtur krejt këtë çështje si “skandal”.

“Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet që të jetë pjesë e institucioneve, ajo duhet të shkoj në shtëpi. Kurti duhet me i kërku falje secilës familje në Kosovë që e ka dëgradu arsimin në këtë pikë. Ministrja e Arsmit dhe Kryeministri duhet të ndëshkohet me votë për këtë skandal” – ka shkruar Hikmete Bajrami.

I ashpër në reagim ishte edhe gazetari , Lirim Mehmetaj, i cili doracakun e quajti si “turp kombëtar”.

“Në faqen 107 në lëndën “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues – Trupi im, ndjenjat dhe familja” qenka një aktivitet ku fëmijët dalin para klasës, përzgjedhin dikë në klasë që nuk e kanë shok apo shoqe, i mbyllin sytë dhe fillojnë t’ia fusin duart njëri tjetrit dhe më pas para klasës tregojnë çfarë kanë prekur dhe si janë ndjerë.

Meqë Nagavci nuk e ka pasur fatin ta ketë këtë lëndë në shkollë, e ftoj që të dal në Kuvend të Kosovës para deputetëve bashkë me kryeministrin, t’ia fusin duart njëri tjetrit me sy të mbyllur dhe më pas në foltore të na tregojnë se çfarë kanë prekur dhe si janë ndjerë” – shkroi Mehmetaj.

Errët
Ndritshëm