Miliarderi i teknologjisë Elon Musk iu bashkua një telefonate mes presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale, sipas një burimi, raporton CNN.
Sipas një burimi tjetër, Trump ishte me Musk në Mar-a-Lago kur Zelensky telefonoi për të uruar fitoren e zgjedhjeve presidenciale Trumpit.
Trump pas thirrjes që kishte marrë nga Zelensky e lëshoj telefonatën në ”Speaker” dhe Zelensky më pas falënderoi Musk për ndihmën e tij në sigurimin e komunikimeve përmes Starlink për Ukrainën në luftën e vazhdueshme me Rusinë.
Thirrja ishte afërsisht shtatë minuta dhe nuk u diskutua për politikë, tha burimi, për CNN.
Zelensky tha më parë në platofrmën X se ai e telefonoi Trump të mërkurën dhe e uroi atë për “fitoren e tij historike”.
“Ne ramë dakord të mbajmë dialog të ngushtë dhe të avancojmë bashkëpunimin tonë. Udhëheqja e fortë dhe e palëkundur e SHBA-së është jetike për botën dhe për një paqe të drejtë”, shkroi Zelensky në postim.