Errët
Ndritshëm

Arrestohet në Prishtinë shtetasi suedez, shkaku i marihuanës

09.11.2024

Një shtetas suedez është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që në trupin e tij i është gjetur lëndë narkotike marihuanë.

Të dyshuarit i është gjetur lëndë narkotike gjatë kontrollit në trupin e tij si dhe në ambientin ku banon. Bëhet fjalë për 7.1 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Policia bën me dije se arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Isa Kastrati, në Prishtinë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i Policisë:

Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 08.11.2024 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Suedisë për shkak se gjatë kontrollit në trup dhe në dhomën ku banon i janë gjetur dhe sekuestruar 7.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Errët
Ndritshëm