Errët
Ndritshëm

Plagoset një person nga arma e zjarrit në Prishtinë

08.11.2024

Një person është plagosur nga arma e zjarrit në lagjen Hajvalia të Prishtinës.

Policia bën me dije se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim.

” Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”u shpreh Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Për Shënjestër u përgjigj Drejtori i Emergjencës, Naser Syla i cili sqaroi se gjendja e të plagosurit është stabile.

”Është trajtuar në Qendren Emergjente, gjendja e tij është stabile. Pas trajtimit është lëshuar në përcjellje të policisë”, tha Naser Syla.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të premten në ora 15:00.

Policia është në kërkim të të dyshuarit dhe në koordinim me prokurorinë po kryen veprimet hetimore.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, janë në kërkim të personit të dyshuar L.K, mashkull”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Vlen të përmendet se vetëm gjatë ditës së djeshme ndodhën dy plagosje. Një gjatë mëngjesit në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, e tjetra në fshatin Drenovc ku u plagos poashtu një burrë nga një person që tashmë është arrestuar.

Errët
Ndritshëm