Crvena zvezda ka pësuar një disfatë të thellë ndaj Barcelonës në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, me rezultatin 5:2. Megjithatë, skuadra beogradase nuk është shumë e pakënaqur, duke pasur parasysh se arritën të shënojnë dy gola ndaj një gjigandi si Barcelona.
Në një postim në profilin e tyre në X, Crvena Zvezda ka ironizuar ndaj Real Madridit, skuadrës që Barcelona mundi 4:0 në Santiago Bernabeu.
“Përshëndetje Real Madrid. Mund të kemi humbur, por ne shënuam dy gola,” shkruhet në postimin e klubit beogradas, duke tallur rivalët e Madridi që nuk arritën të realizojnë asnjë gol në ndeshjen e fundit kundër katalanasve.
Hi @realmadrid, we may have lost, but we scored two goals. 👋
🔴⚪️ #fkcz pic.twitter.com/QXG3xEizAS
— FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) November 7, 2024
Ky postim ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, të cilët shohin në këtë reagim një tentativë për të lehtësuar humbjen dhe për të bërë një krahasim me dështimin e fundit të Real Madridit.