Errët
Ndritshëm

Arrestohet një suedeze pasi sulmoi kosovarin në Fushë Kosovë

08.11.2024

Një shtetase suedeze ka sulmuar fizikisht  vikitimën mashkull kosovar.

Përveç sulmit fizik e dyshuara që mban pasaportë suedeze dëmtoi edhe dy automjete.

Rasti sipas policisë kishte ndodhur mes 4 e 7 nëntorit të 2024-tës në Fushë Kosovë.

E dyshuara është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fushë Kosovë / 04-07.11.2024-22:45-12:30. Me 07.11.2024 është arrestuar e dyshuara femër suedeze,  nën dyshimin se  e njëjta  kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe po ashtu i kishte dëmtuar dy automjete. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje.

Errët
Ndritshëm