Dhjetë njerëzit më të pasur në botë fituan gati 64miliardë dollarë të mërkurën,sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg. Kjo u vlerësua si rritja më e madhe brenda një dite që nga fillimi i indeksit në vitin 2012.
Mbështetësi kryesor i fushates të Presidentit Donald Trump, Elon Musk ka fituar më së shumti në këtë listë. Pasuria e milarderit të njohur i cili nuk dëshiron të identifikohet si biznismen por si teknolog u rrit për 26.5 miliardë dollarë.

Shefi i Teslas i cili njëkohësisht është edhe personi më i pasur në botë sipas the Guardian, tani gëzon pasuri prej 290 miliardë dollarësh.
Përfituesi tjetër ishte Bezos, themeluesi i Amazon dhe personi i dytë më i pasur në botë, i cili shtoi 7 miliardë dollarë në pasurinë e tij.
Anëtarët e tjerë të top 10 pasanikave, pasuria e të cilëve u rrit përfshin bashkëthemeluesin e Microsoft-it Bill Gates, ish-shefin ekzekutiv të Microsoft Steve Ballmer dhe bashkëthemeluesëve të Google Larry Page dhe Sergey Brin.
Pasuria që u rrit nga 5 nëntori deri më 6 nëntor 2024
1. Elon Musk $290bn (+ 10.1%)
2. Jeff Bezos $228.3bn (+ 3.2%)
3. Mark Zuckerberg $202.5bn (0%)
4. Larry Ellison $193.5bn (+ 5.4%)
5. Bernard Arnault $173.2bn (-1.6%)
6. Bill Gates $159.5bn (+ 1.2%)
7. Larry Page $158.3bn (+ 3.6%)
8. Sergey Brin $149.1bn (+ 3.6%)
9. Warren Buffett $147.8bn (+ 5.4%)
10. Steve Ballmer $145.9bn (+ 2%)
Burimi: Bloomberg
Por kishte edhe nga ata që me fitoren e Trump humbën para të mërkuren.
Anëtari i vetëm i elitës së pasurisë që humbi para ishte francesi që ka në pronësi Louis Viton e marka të tjera prestigjioze Bernard Arnault. Pasuria e Arnault u ul me gati 3miliardë dollarë.
Pjesa më e madhe e fitimeve për 10 vendet e para erdhi si shkak i rritjes së stoqeve amerikane të mërkurën pasi investitorët parashikonin një platformë të politikës së ulët të taksave dhe rregullimit financiar nga shteti amerikan.
Elon Musk, Jeff Bezos , Mark Zuckerbeg, Tim Cook ia uruan publikisht Trumpit fitoren e tij në zgjedhje.