Errët
Ndritshëm

Aksident me fatalitet, humb jetën një 21 vjeçar në Vushtrri

07.11.2024
Aksideniti

Një 21 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se rasti kishte ndodhur konkretisht në Pestovë në mbrëmjen e së mërkures.
Viktima fillimisht ishte dërguar në QKUK e pastaj atje në ora 00:40 kishte ndërruar jetë.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën”

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Errët
Ndritshëm