Donald Trump është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka tejkaluar shifrën e 270 votave elektorale, duke shënuar rikthim të jashtëzakonshëm në politikë. Me një diferencë të madhe e ka lënë prapa kandidaten e demokratëve, Kamala Harris.
Trump do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-së.
Presidenti i ri merr detyrën më 20 janar 2025.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kandidatin republikan, Donald Trump, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ai theksoi se SHBA-ja është një aleate kyçe për Kosovën, Kurti u shpreh se mezi pret që të punojë me Trumpin për përparim dhe paqe.
“Urime president Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleate kyçe, mike dhe partnere për Kosovën dhe mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”- ka shkruar Kurti në rrjetin social X.