Tetori ka qenë një muaj i jashtëzakonshëm për Barcelonën, dhe kjo nuk është thjesht një rastësi!
Ky muaj ka përfaqësuar një festë të vërtetë për tifozët e klubit, me Hansi Flick në rolin e menaxherit, i cili ka demonstruar se ekipi i tij e merr seriozisht çdo ndeshje.
Një nga momentet më epike ishte kur Barcelona i dha një lekcion Bayernit dhe Realit, duke u hakmarrë ashpër ndaj këtyre rivalëve qe kishte vite që vuante prej tyre.
Gjatë muajit tetor, skuadra shënoi 12 gola në La Liga vetëm në 3 ndeshje.
Po, e lexuat mirë: 12 gola!
Nëse llogaritim edhe ndeshjet në Ligën e Kampionëve, numri arrin në 21, ndërsa pranuan vetëm 2 gola.
Skuadra ka dominuar çmimet mujore në La Liga që nga fillimi i sezonit, duke u shfaqur si një ekip që nuk ka ndërmend të ndalet.
Filloi me Raphinha, vazhdoi me Lamine Yamal, dhe tani Robert Lewandowski është shpallur lojtari i muajit tetor. Po ashtu, Pedri u shpall lojtari më i mirë U23 dhe Hansi Flick mori çmimin si trajneri më i mirë për muajin tetor.
Skuadra katalanase kryeson tabelën e La Ligas me 30 pikë, 6 më shumë se vendi i dytë, që është Real Madridi.
Barcelona ka treguar se është gati për sfidat e mëtejshme dhe me këtë ritëm, tifozët mund të presin më shumë momente fitoreje në të ardhmen!