Erjon Morina, një futbollist i talentuar nga Vushtrria, ka pësuar një aksident të rëndë gjatë stërvitjeve disa ditë më parë.
Ai ka marrë një lëndim serioz dhe aktualisht ndodhet i shtrirë në repartin intensiv në Prishtinë.
Burimet e Shënjestrës brenda klubit konfirmojnë se Erjoni ka pësuar një sulm në tru dhe gjendja e tij është kritike.
Dashamirës të sportit, klubet kosovare, trajnerë dhe futbollistë po luten për shëndetin e tij, veçanërisht ata nga Vushtrria.