Një përleshje ka ndodhur në njërin prej lokaleve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku janë përdorur edhe armët.
Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit, thotë Policia e Kosovës.
“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, bën të ditur policia.
Nuk dihet motivi që çoi deri tek incidenti i së enjtes.
Siç raporton Shënjestër nga vendi i ngjarjes, Policia e ka rrethuar komplet zonën.