Errët
Ndritshëm

Rama “tejkalon” vizatimet, kontratë 6.7 milionë euro për “ishullin” që lidh Arbërinë me Pallatin e Rinisë

23.10.2024
Perparim Rama 1 780x439

Arbëria dhe Pallati i Rinisë do të lidhën përmes ndërtimit të “ishullit urban”, për çka edhe pritet të nënshkruhet kontrata këtë të mërkurë, më 23 tetor nga komuna e Prishtinës.

Tenderi peshon mbi 6.5 milionë euro. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, për kontratë ishte rekomanduar më 22 tetor konsorciumi “N.N.P. EURO CONSTRUCION; EURO ABI SH.P.K; Beni Contruction SH.P.K; Arifaj sh.p.k”.

Gjashtë muaj pritet të zgjat kontrata. Në bazë të saj parashihen punët e dheut, punët e strukturës, arkitektura dhe ndërtimoi, instalimi i ujësjellësit dhe kanalizimit, instalimet elektrike, instalimet makinerike, elaborate i mbrojtjes nga zjarri, punët e jashtme dhe rregullimi i peisazhit dhe ashensorët. Tek secila prej këtyre punëve, në dosjen e tenderit ka specifikimet se si duhet të kryhen.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës.

Për ndërtimin e një ishulli urban Arbëri-Pallati i Rinisë ishin ndarë 3.5 milionë euro, me projektin që është planifikuar të nis në vitin 2024.

Ky ishte njëri nga projektet e mëdha të Prishtinës që përfshihen në buxhetin e 2024-es.

“Do lidhim lagjet, ku do mundesohet edhe lidhja me qendër për pak minuta”- kishte deklaruar Rama gjatë fushatës zgjedhore.

Rreth tenderit

Një kompani pretendonte se Komuna e Prishtinës ka vendosur kritere të kundërligjshme për tenderin prej 6.7 milionë euro, i cili synon të lidh lagjen “Arbëria” me Pallatin e Rinisë. Ajo ishte ‘LIMITPROJECT SH.P.K’. Sipas saj, komuna e Përparim Ramës kishte vendosur kritere të vështira dhe të padrejta që favorizojnë disa operatorë të caktuar. Rasti ishte në Gjykatën e Tenderëve.

Megjithatë Raporti i ekspertit shqyrtues ka vlersuar se pretendimet e operatorit ekonomik ankues “LIMITPROJECT” SH.P.K. janë të pabazuara.

“Në rastin konkret nga raporti i ekspertit shqyrtues, dëshmitë e prezantuara nga operatori ekonomik ankues, dokumentet e dosjes së tenderit si dhe nga provat tjera të rastit është gjetur se të gjitha pretendimet ankimore janë të pabazuara”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tenderëve.

Errët
Ndritshëm