Errët
Ndritshëm

Riad Muçaj, talenti që synon të bëhet Ronaldo i Kosovës

19.10.2024
Img 581619367cb58d6354058b89a7f6f785 V

Me këmbë në Kosovë, me mendje tjetërkund, përtej kufijve. Riad Muçaj synon majat e futbollit botëror.

”Dëshira ime është të arrij të bëhem edhe më i mirë se Ronaldo”, u shpreh Riadi për Shënjestër.net.

Për ata që besojnë dhe nuk heqin dorë nga ëndrrat e tyre, asgjë nuk është e pamundur. I tillë është 11 vjeçari kosovar, i cili sfidën e parë e pati dhe kaloi në përballje me babanë e tij.

“Në fillim diqysh nuk mendojsha që djali im, Riadi, ka me arrit diçka në futboll, por pastaj e pashë që e ka një talent dhe një të ardhme në këtë sport. Nuk e kam ndaluar nga stërvitjet. Sot ndihem krenar me të”, rrëfehet Vilardi, prindi i Riadit, për Shënjestër.net.

Riadi e praktikon talentin aktualisht te Elite Football, shkollë futbollistike në Prishtinë.

llimet arrihen duke punuar”, shprehet vogëlushi.

Përveçse të thëna, këto fjalë janë të zbatuara edhe 100 % në praktikë.

17 gola sezonin e shkuar, si mesfushor ofansiv. Punët mbarë po i ecin edhe këtë edicion.

Riadi ka shënuar 8 gola deri tash, duke e ndihmuar ekipin e tij të renditet aktualisht në pozitën e tretë. Stërvitet 5 herë në javë, dy më shumë sesa moshatarët e tij.


Pavarësisht sukseseve, babai e “rrëzon nga provimi”.

“Pas çdo ndeshje edhe kur ka pasë përformancë të shkëlqyer, unë gjithë i them: Kurgjë s`ke ba këtë lojë, çka do të duhej me ba”, tregon Vilardi për metodën sesi e nxit të birin të japë maksimumin nga vetja.

“Më interesantja është kur në sallonin e shtëpisë, ai mundohet me fikë ndërprerësin e dritës me top në një distance prej 6 metrave, shpesh ndodh që me thy gota, pjata, xhama”, vazhdon tutje Vilardi për Shënjestër.net.

Riad Muçaj gjatë gjithë karrierës së tij ka arritur të fitojë 10 medalje. Ka performuar me Elite Football në Zvicër, duke zënë vendin e parë dhe në Turqi e Portugali, pozitën e tretë.

Suksese kampion!

Errët
Ndritshëm