Errët
Ndritshëm

Stadiumi i Gjilanit, veç fantazi

18.10.2024
378223277 797472305507466 5503803278153013488 N

Po zhvillohet derbi Drita-Gjilani. Rezultati 2 me 2. Është hera e parë që lojtarët e të dy skuadrave shkelin mbi tapetin e ri. Hera e parë që rivalizojnë njëra-tjetrën në stadiumin e ri, që është i të dyjave. Sikur kjo të ishte e vërtetë. Fatkeqësisht, JO!

Ekipet nga Anamorava, Drita dhe Gjilani, ka vite që janë në pritje të një stadiumi të ri, i premtuar për të dyja nga secili pushtet, qendror e lokal, raporton Shënjestër.net.

Kacija e parë për ndërtimin e fushës ishte hedhur më 2016.  Nga Lutfi Haziri, kryetar i asokohshëm i Gjilanit. Kur u nis, u tha se do të përfundonte më 2020. As atë vit e as më 2024.

Në mungesë të stadiumit të ri, që do të plotësonte kriteret e FIFA-s dhe UEFA-s, skuadrat gjilanase luajnë në fusha ndihmëse, raporton Shënjestër.net.

Kryetari i ri Alban Hyseni nisi ta çoi përpara projektin. Turrin ia ndali Gjykata e Tenderëve, e cila ia anuloi kontratën rreth 15 milionë euroshe që ua dha disa operatorëve ekonomikë të afërt me të. Procesi u rikthye në pikën zero.

Ministria e Sportit merr përsipër stadiumin

Procesin e finalizimit të stadiumit në Gjilan tashmë e ka në duar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Udhëheqësi i saj, Hajrullah Çeku beson se procedurat do të kryhen shpejt.

“E kemi rishpallë (tenderin) tashmë ne si Ministri e Sportit dhe besojë se shumë shpejtë mbyllet afati i aplikimit dhe vazhdojmë me shqyrtimin e procedurave”.

Ai dha edhe një fjalë të madhe, diçka e zakonshme për një politikan.

“Nëse nuk realizohet as kontraktimi në këtë fazë, unë e pranoj edhe fajin nëse ka nevojë, nëse duhet diku me gjetë një adresë”.

LDK-ja në rolin e sulmueses – harron autogolin

LDK-ja e nisi ndërtimin e stadiumit më 2016, por nuk e bitisi ani pse ishte në pushtet deri në vitin 2021 në Gjilan.

Tash si opozitare, po qet “flakë” për ngecjen e projektit.

Shefi i asamblistëve të këtij subjekti atje Avdyl Aliu sheh hile të madhe.

“Unë e shoh si një hile të madhe sa i përket këtyre procedurave, kritereve të procedurave të tenderimit duke bërë shkelje të ligjit të prokurimit publik, duke favorizuar kompani të caktuara”.

Reklamimi n`rikuerc

Veç për ndeshje, mungesa e stadiumit po iu shkakton edhe telashe tjera, Dritës dhe Gjilanit.

Drejtuesit e klubeve ankohen se kanë mungesë të ardhurash nga reklamimi.

“Kjo sepse të gjitha bizneset po ngurrojnë që të shohin si adresë në promovimin e bizneseve të tyre në gërmadha, në rrëmujë”.

Funksionalizimi i stadiumit të Gjilanit është pjesë e planit për organizimin e lojërave mesdhetare 2030.

Errët
Ndritshëm