Errët
Ndritshëm

Ferizaj rikthehet në Superligë, Suhareka shkruan historinë

06.05.2024
Ferizaj Sp1651175546

Ferizaj dhe Suhareka janë dy skuadrat e para që kanë siguruar përfshirje në elitën e futbollit të Kosovës për edicionin e ardhshëm. Ferizaj dhe Suhareka siguruan Superligën të shtunën pas fitoreve në ndeshjet e javës së 25-të, dy xhiro para përfundimit të kampionatit. Ferizaj në Prishtinë fitoi thellë 3:0 ndaj Flamurtarit, ndërsa mjaftoi fitorja 1:0 e Suharekës në udhëtim në Drenicë. Golat për Ferizajn i shënuan Albion Kurtaj dhe Edon Sadriu, të cilët shënuan dy herë.

Ferizaj në Grupin A të Ligës së Parë doli kampion me 60 pikë, tre më shumë se Prishtina e Re. Ferizaj në xhiron e fundit do të duhej të luante me Vllazninën e Pozheranit. Por përjashtimi i Vllaznisë nga gara, arsyeja e ndeshjes me Ulpianën, ka bërë që Ferizaj të festojë titullin kampion.

Errët
Ndritshëm