Qentë endacakë rrezikojnë përditë kalimtarët në Prishtinë. Gazetari ynë, Granit Tahiri ka numëruar këto kafshë në disa prej lokacioneve më të frekuentuara të kryeqytetit. Rezultati, që i doli në fund, është shqetësues. Ai do të duhej të përbënte alarm për komunën e Prishtinës.
Kyretari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se si asnjëherë më parë ka ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.
“Mbi 3300 qen endacakë janë të trajtuar përmes metodës KSVL, dhe të tjerë vazhdojnë të trajtohen çdo ditë”.