Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka lidhur kontratë në vlerë rreth 800 mijë euro për renovimin e Klinikës Emergjente.
Ajo e ka shpërblyer me tender kompaninë Termomontim. Afati i paraparë për kryerjen e punimeve është 12 muaj, raporton Shënjestër.net.

Kompania Termontim u shpall fituese, përkundër që oferta e saj ishte më e shtrenjta në mesin e tri kompanive sa garuan gjithsej për tenderin.
Ofertat e dy kompanive tjera, ani se ishin më të lira, nuk i plotësuan kushtet tjera të kërkuara në Dosjen e Tenderit, raporton Shënjestër.net.
Grupi i operatorëve ekonomikë Nika dhe Pro & Co Group ofertoi me një çmim prej rreth 760 mijë eurove dhe grupi i operatorëve ekonomikë Enngroup dhe Ego Elsa, Top Projekt dhe Milenium Konstruction me një çmim rreth 730 mijë euro.

Dy operatorët u eliminuan, meqë sipas Zyrës së Prokurimit të QKUK-së, nuk plotësuan 8 kërkesa të Dosjes së Tenderit, raporton Shënjestër.net.