Eman Rrahmani është deputet i Vetëvendosjes, partisë që ka shumicën në Kuvend dhe drejton Qeverinë. Disa herë ka dalë kundër qëndrimeve të subjektit.
Së fundi nuk ka votuar në Kuvend për kalimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Sqarimin rreth votës kundër e dha në një intervistë të premten për Shënjestër.net, e realizuar me gazetarin Granit Tahiri.