Errët
Ndritshëm

Njeriu i Vetëvendosjes emërohet Kryeshef i KEK-ut

Erdhi dita. Ish-kandidati i VV-së për asamblist në Fushë Kosovë, Bekir Gërguri bëhet kryeshef në detyrë i KEK-ut.
22.02.2024
151472779 165697528694315 6526218503259058261 N

Korporata Energjetike e Kosovës e ka konfirmuar emërimin e Bekir Gërgurit në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Në një njoftim për media të enjten, KEK-u tha se Gërguri do të veprojë si ushtrues detyre.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës është emëruar Bekir Gërguri. Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a”, tha KEK-u në njoftim.

I sapo emëruari në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në KEK ka lidhje të forta edhe më pushtetin.

Bekir Gërguri e ka konfirmuar se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ai ishte edhe kandidat i kësaj partie për Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës.

Në listat e rezultateve për zgjedhjet lokale të vitit 2017 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bekir Gërguri figuron si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë me vetëm 47 vota të grumbulluara.

Pozita e drejtorit të KEK-ut ka mbetur vakante që nga 25 prilli i vitit të kaluar kur Bordi i Drejtorëve e pezulloi nga puna Nagip Krasniqin, ish-drejtorit të Përgjithshëm të arrestuar më 19 prill nën dyshimet për korrupsion.

Më 25.04.2023, Bordi i KEK-ut kishte suspenduar kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes, Nagip Krasniqi pasi ai ishte arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës më 19.04.2023 nën dyshimet për tri vepra penale, të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit.

Krasniqi kishte qëndruar në paraburgim për disa muaj, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë më 15.09.2023 e liroi atë nga paraburgimi.

Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi kishte kritikuar emërimin dhe zgjedhjeve e njerëzve partiak në institucione publike.

Errët
Ndritshëm