Një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi”, drejtimi Ferizaj-Prishtinë, sonte, më 21.02.2024, rreth orës 20:00.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, viktima është vërejtur nga patrulla policore e autostradës në shiritin emergjent.
“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë, km i 24-të. Patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori”, ka thënë ai.
Ndërsa ka njoftuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas Policisë, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë