Errët
Ndritshëm

Lihet në liri Enver Sekiraqa

10.02.2024
Enver Sekiraqa

Të akuzuar për përfshirje në vrasje dhe të lirë. Kjo po ndodh me Enver Sekiraqën dhe dy të tjerët. Pas zvarritjes për 18 vjet të dhënies së verdiktit përfundimtar, gjykata ka vendosur që Enver Sekiraqës t’ia heq edhe arrestin shtëpiak. Ta lë të lirë vetëm me paraqitje në polici.

Kosovare Kelemendi, avokate e Enver Sekiraqës, e ka konfirmuar se klienti i saj (Enver Sekiraqa) nga e premtja e ka marrë vendimin për lëvizje të lirë. Atij i është zëvendësuar masa e arrestit shtëpiak me masën e detyrimit të paraqitjes në stacionin policor.

“Dje më ka njoftuar se e ka marrë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, atij i është shqiptuar masa e detyrimit për paraqitje në stacionin policor. Tashmë e ka nevojshme të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, tha Kelmendi.

Vetëm pak orë pas marrjes së vendimit për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, Enver Sekiraqa i është kthyer jetës së natës.

Nën shoqërinë e të akuzuarit tjetër për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës, Rrahim Abdullahu “Rrumqi”, Sekiraqa është parë mbrëmë duke shijuar kafenetë e baret në Rrugën B.

Errët
Ndritshëm