Pas afro dy muajve është arrestuar një i dyshuar në lidhje me tentim vrasjen e 2 dhjetorit të 2023-tës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Arrestimi i tij u bë këtë të premte, ndërsa pastaj u dërgua në mbajtje.
Kur kishte ndodhur rasti viktima kishte raportuar në polici se derisa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes ishin konfiskuar pesë gëzhoja.
I arrestuari dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”./